Kandidati i AKI-së për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Këshillin Vendor ‘’Sami Frashëri’’, para të pranishmëve tha se kjo kohë tani para zgjedhjeve të 19 tetorit është kohë për të përjetuar momente historike dhe kthesa historike.
Bujar Osmani këtë e tha duke tërhequr paralele me situatën kur shqipatrët ndodheshin si në vitin 1991 dhe në vitin 2001.
Osmani përmendi një titull gazete të asaj kohe me frazën ‘’ ’Të gjithë kundër UÇK vetëm populli me të’’ për ilustruar siç tha ai propagandën e tanishme shtetërore me shpife dhe shpikje kundër shqiptarëve.
Më poshtë pjesë nga fjalimi i Bujar Osmanit
Do t’iu përgëzoja për fillimin formal, do të thoja një prej misioneve më të rëndësishme në jetën tonë politike për shkak se në jetën njerëzve ka pak momente të rëndësishme ku në një ditë përcaktohet kthesa e historisë.
Unë jam shumë i bindur motra dhe vëllezër dhe kam shumë argumente pse 19 tetori do të jetë ditë që do të përcaktojë kthesën e historisë. Dhe më vjen mirë shumë që njerëzit e kanë kapur këtë energji
Unë jam gjatë kohë nëpër procese zgjedhore në Çair dhe më besoni se kjo që e shoh është e jashtëzakonshme. Është një energji gjithëpopullore që unë e quaj energji e rezistencës dhe e shpresës.
Më duket si viti 1991, si ajo lëvizja e parë gjithëpopullore kur dolëm nga kthetrat e Jugosllavisë. Por më duket edhe si viti 2001 kur të gjithë u bëmë bashkë. Përmendi dikush një titull të një gazete ‘’Të gjithë kundër UÇK vetëm populli me të’’.E njëjta më duket edhe tani kur të gjithë janë ngritur kundër Aleancën Kombëtare për Integrim si bashkimin më të madh të 20 vieteve të fundit. Është ngritur propaganda e aparatit shtetëror për të propaganduar me shpikje të përditshme poashtu si 24 vite më parë.
Por populli është me ne për shkak se populli është duke e kuptuar se jemi sfiduar si 24 vite më parë.