Bujar Osmani feston 13-vjetorin e martesës: Nga dy, u bëmë pesë

Kandidati për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, sot ka ndarë një postim personal në rrjetet sociale, larg politikës, por me një domethënie të veçantë. Ai feston përvjetorin e 13-të të martesës me bashkëshorten e tij, Valbonën shkruan Tetovasot

“Ky ka qenë një udhëtim i mbushur me besim, përkushtim, sfida të përbashkëta dhe shumë kujtime të bukura. Në këto vite, tryeza jonë u zgjerua: nga dy, u bëmë pesë me Elizën, Malin dhe Luanin. Dhe një karrige shtesë që rri gati anash”, shkruan Osmani.

Në mesazhin e tij, ai nënvizon se përvjetorët i kujtojnë gjithmonë se gjithçka e mirë ndërtohet me durim dhe përkushtim. “Ashtu e shoh edhe shërbimin publik – si një punë që kërkon kujdes të përditshëm, besim dhe vizion për të ardhmen”, ka theksuar Osmani.

Përveç angazhimit të tij politik, Osmani ndau me ndjekësit edhe anën e tij familjare, duke e cilësuar krijimin e një familjeje të shëndoshë dhe të lumtur si arritjen më të madhe në jetën e tij.Tetovasot

Bujar Osmani feston 13-vjetorin e martesës: Nga dy, u bëmë pesë