Kandidati për komunën e Çairit, nga Aleannca Kombëtare për Integrim Bujar Osmani ka dhënë një mesazh të fuqishëm për qytetarët e kësaj komune, duke theksuar se ndyshimi i vërtetë është më i nevojshëm se kurrë më parë.
Bujar Osmani theksoi se Çairi nuk mund të mbetet më peng i 20 viteve stagnim, korrupsion dhe mungesë transparence, gjatë vizitës së tij në KV Skender Metallari.
“Mesazhi i qytetarëve është i qartë: ‘Mjaft më! Duam ndryshim!’ Ky ndryshim nuk është vetëm ndërrim njerëzish, por ndërrim mentaliteti – një komunë transparente, pa korrupsion, me pastërti, gjelbërim dhe siguri për të gjithë,” u shpreh Osmani.