Prokuroria Themelore Publike në Shkup lëshoi urdhër për hetim kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë.
Në shtëpinë e tij në Idrizovë, i dyshuari 57-vjeçar mbante ilegalisht municion dhe eksplozivë që janë të ndaluar për qytetarët. Gjatë një kontrolli, në një arkë druri në dhomën e ndenjes, policia gjeti dy granata dore – granata model “M.75”, si dhe pesëdhjetë fishekë të kalibrit 7.65 mm të destinuar për të shtënë nga armë zjarri gjysmëautomatike dhe automatike.
Prokurori Publik i paraqiti Gjykatës një propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, pasi ekziston rreziku që ai të arratiset ose ta përsërisë krimin.