Blerim Sejdiu tallet me Zhelinën dhe qytetarët: Alienët e kanë bë bulevardin në Zhelinë (VIDEO)

Një deklaratë ironike dhe tallëse e kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka shkaktuar reagime të forta në opinion dhe rrjete sociale. Në vend që të japë përgjigje për mungesën e investimeve reale dhe për kushtet e rënda infrastrukturore në komunë, Sejdiu zgjodhi të tallet, duke thënë se “alienët e kanë bë bulevardin në Zhelinë”, shkruan TS.

Kjo deklaratë u interpretua si fyerje direkte për qytetarët e Zhelinës, të cilët prej vitesh përballen me mungesë elemtetare si uji për pije e kanalizime në disa fshatra të komunës së Zhelinës.

“Është e papranueshme që në vend të llogaridhënies, të merremi me ironi. Qytetarët e Zhelinës nuk meritojnë të tallen me ta,” – komentuan disa banorë të komunës në rrjetet sociale.

Deklarata ironike dhe tallëse e Sejdiut shihet si shenjë e shkëputjes së tij nga realiteti, në një kohë kur komuna përballet me sfida të mëdha sociale dhe infrastrukturore.

Në prag të zgjedhjeve lokale, qytetarët e Zhelinës kërkojnë më shumë seriozitet, transparencë dhe punë konkrete, e jo batuta dhe tallje që nënvlerësojnë problemet e përditshme të qytetarëve./TS