Blerim Bexheti reagon ndaj akuzave të VMRO-së për djegien e veturave në Kisella Vodë

Ish Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, ka reaguar në rrjetet sociale ndaj deklaratave të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, duke i quajtur “skenarë të konsumuar” akuzat se BDI qëndron pas djegies së automjeteve në Komunën e Kisella Vodës informon Tetovasot

Bexheti thekson se “zëdhënësit e VMRO-së”, Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi, kanë përsëritur qëndrimet e kryetarit të partisë Hristijan Mickoski, por sipas tij këto manipulime nuk funksionojnë më tek shqiptarët dhe qytetarët që janë lodhur nga gënjeshtrat politike.

Ai shton se më 19 tetor, përmes votës së lirë, sovrane dhe të pavarur, shqiptarët do t’u tregojnë se zëri i tyre nuk blihet dhe nuk përdoret për “lojëra politike të huaja”.

Postimi i Blerim Bexhetit ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë i BLERIM BEXHETIT:

Zëdhënësit” e VMRO-së, Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi, u vonuan të dalin para opinionit me “informacione të sigurta” dhe të përsërisin fjalët e shefit të tyre, Hristian Mickoski – që kanë prova të sigurta se “BDI qendron pas djegies së veturave” në komunën e Kisella Vodës te Shkupit. Ndoshta e kuptuan me vonesë se këto skenarë dhe manipulime të konsumuara, primitive e të tejkaluara nuk pinë më ujë, as te shqiptarët, as te qytetarët që janë lodhur nga gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre politike.
Roli i “zëdhënësve të padronit” në qeveri nuk është tjetër veçse dëshmi e nënshtrimit politik. Por pikërisht ky shërbim i verbër do të shndërrohet në motivin më të madh që shqiptarët, përmes votës së tyre, më 19 tetor, t’i tregojnë se zëri i tyre nuk blihet dhe nuk përdoret për lojëra të huaja politike. Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe nuk i shërben padronëve, por vetëm vetë shqiptarëve.