Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, kanë zhvilluar sot një takim me banorët e Matkës.
Ramadani prezantoi vizionin dhe projektet konkrete që synojnë të sjellin zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për Matkën dhe Sarajin.
Lidhur me këtë aktivitet, Blerim Bexheti ka shkruar:
“19 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh, është një referendum kombëtar për të ardhmen tonë. Le ta fitojmë bashkë me Aleancën Kombëtare për Integrim!”