Blerant Ramadani, shpresa për ta kthyer Sarajin në komunë turistike! (VIDEO)

Blerandi është zëri i qetësisë dhe i dashurisë për vendlindjen. Njeri i thjeshtë, pa mendjemadhësi, me zemër të pastër që rreh vetëm për bashkim. Ai nuk e ka zakon të kritikojë apo të shajë askënd, sepse e di se ndarja e dobëson popullin. Për të, çdo qytetar është vëlla dhe çdo fshat është pjesë e një familjeje të madhe që quhet Saraj.

Kur flet, flet me shpirt. Fjalët e tij nuk janë fjalë boshe, por mbështeten në fakte, në argumente dhe në një ëndërr të madhe – që Saraji të bëhet komuna më e zhvilluar në Maqedoni. Dhe kjo ëndërr nuk është vetëm e tij, por e çdo burri, gruaje dhe të riu që e mbështet. Nga njëri cep në tjetrin, Blerandi gëzon respekt, sepse secili e sheh si njeriun e duhur, atë që mund ta ndryshojë realitetin.

Dashuria për të nuk kufizohet vetëm në Saraj. Kudo që shkon, jashtë kufijve të komunës, njerëzit e presin dhe e duan si të ishte kandidati i tyre. Sepse Blerandi nuk është vetëm kandidat i Sarajit, ai është shpresa e shumë të tjerëve që ëndërrojnë për një të ardhme ndryshe.

Në zemrën e tij, një vend të veçantë ka Matka. Ai ëndërron që një ditë kjo perlë natyrore të kthehet në vendin më të bukur të Sarajit, një qendër turistike që do të jetë shembull i parë në rajon dhe krenaria e gjithë shqiptarëve.

Blerandi nuk është vetëm një kandidat. Ai është ëndrra e gjallë e Sarajit, simboli i bashkimit dhe dashurisë për vendlindjen.