Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski se “këto zgjedhje do të jenë për ta zhdukur BDI-në nga skena politike”, e bërë gjatë një tubimi në Jugunovcë dhe më pas në një debat televiziv, ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike shqiptare.
Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerand Ramadani, ka reaguar ashpër i cili në një tubim para qytetarëve u shpreh se nuk mund ta zhduk askush vëllaun tim.
“Ju të gjithë e dëgjuat mbrëmë çfarë tha kryeministri Mickoski, se ka për qëllim të zhdukë një subjekt shqiptar. Unë, si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët, them qartë: nuk mund ta zhdukësh vëllain tim! Sepse sot jemi bashkë – ASH dhe BDI.” u shpreh Blerand Ramadani.
Nga ana tjetër, sipas sondazheve të fundit, Blerand Ramadani gëzon epërsi të ndjeshme ndaj kundërkandidatit të VLEN-it, duke u pozicionuar si favorit i fuqishëm për të fituar komunën e Sarajit./TS/