Prej kohësh Beogradi dhe Manastiri janë bërë dy qendra të rrezikshëm për praninë e shqiptarëve në këto qytete që në momentin e parë kur ata piksen se mbajnë ndonjë bluzë me simbole kombëtare si shqiponja dhe flamuri ynë.
Kështu, viktimë e sulmit mbi baza nacionale i ndodhi edhe te riut nga Dibra si mërgimtar në Suedi, i cili u sulmua në Manastrit ditën e enjte në mbrëmje nga disa të rinj maqedon vetëm se mbante bluzën e “nje shteti tjetër”!
Kjo është shenjë e qartë shovinizmit të shfrenuar të maqedonasve të Manastirit dhe jo vetëm, pasi i riu paskësh veshur një bluzë të një shteti të huaj dhe simbolin e vet kombëtar.
Të inkurajuar nga bandat shovene të komitëve nëpër stadiume sulmi ndaj të riut dibran për shkak të simboleve kombetare paraqet vepër të ndyrë të shovinizmit dhe të mosdurimit ndaj një nacionaliteti tjetër.
Sulmuesit në kë të rast si gjithmonë sipas organeve të rendit kanë ikur ne drejtim të paditur.
Kjo është atmosfera që është krijuar pas ardhjes së komitëve në pushtet, si vazhdim i politikës së vjetër shovene të vijës gligorovijane ndaj shqiptarëve, ku sipas tyre shqiptarët duhet të pranojnë rolin e vasalit dhe të robit, ndërsa komitët me kryekomitin Micko, si Despotë të “državës Severna”!
Kjo politikë e verbët e mbushur me ngarkesa dhe qëndrime shovene që nga e kaluara e largët jugosllave, vazhdon të ushqehet po me ato ide të shtypjes dhe të përdhosjes së identitetit tonë kombëtar, kanë nisur nga stadiumet dhe nga “Shirok Sokaku”, herët a vonë do ta shpjerë “Severnën” në “qorrsokak”!
Ndaj, është kohë e fundit që vasalët e VREDI-t ta ndajnë shapin nga sheqeri, o me popullin o me pushtetin, pasi ky pushtet nxit dhe ndërsen zagarët e tij, duke i fyer dhe përdhos çdo ditë e më shumë shqiptarët në baza nacionale.
Në të kundërtën edhe ata do të konsiderohen si bashkëfajtorë të fushatës antishqiptare që po vazhdon nëpër salla dhe stadiume si vatra të shprehjes së urrejtjes dhe të shovinizmit ndaj shqiptarëve.
Bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe maqedonasve me këtë politikë të urrejtjes nacionale nuk garanton të ardhme të ndritur për “Severnën”, edhe pse subjektetet politike shqiptare kanë dekleruar se denojmë thirrjet ksenofobe dhe shovene ndaj shqiptarëve, ato mbeten në kuadrin e dekleratave të thata pa mbajtur qëndrim se ç’duhet bërë tutje!
Medai Shaholli