BDI-Zhelinë: “Borxhi prej 6 milionë Euro nuk mbulohet me statuse në Facebook”

BDI në Zhelinë ka reaguar ashpër lidhur me gjendjen financiare të komunës, duke akuzuar kryetarin Blerim Sejdiu për papërgjegjësi dhe fshehje të borxhit real.

“Borxhi nuk mbulohet me statusa në Facebook e me propagandë. Ligji e obligon komunën që llogarinë përfundimtare ta publikojë në uebfaqen zyrtare. Pse nuk e bëjnë? Sepse aty del e vërteta: Komuna e Zhelinës po falimenton nga papërgjegjësia e tyre”, thuhet në reagim.

Sipas BDI-së, borxhi i komunës ka arritur shifrën mbi 6 milionë euro, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të dinë gjendjen reale financiare.

“Boll me mashtrime! Nxirrni llogarinë, tregoni sa është borxhi i vërtetë, ose pranoni fajin para qytetarëve”, thekson BDI-Zhelinë.