“Sot, kur duhet të shënojmë 1 shtatorin, ditën e parë të fillimit të shkollës, po përballemi me kushte të rënda në arsim, premtime të parealizuara dhe manipulimet e njëjta që i dëgjojmë tashmë katër vite.
Katër vite në krye të komunës, Bilall Kasami i ka shndërruar shkollat dhe hapësirat arsimore në shtabe partiake duke i keqpërdorur objektet për aktivitete politike, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.
Gjithashtu, edhe premtimi tjetër se do të ketë bursa për nxënësit është harruar nga kryetari i komunës, të cilit premtimet e tilla i kujtohen vetëm para zgjedhjeve.
Kryetari i komunës dhe udhëheqësia aktuale, arsimin në Tetovë e kanë parë vetëm si mundësi për punësimin e militantëve partiak. Kjo qeverisje komunale është shoqëruar me skandale të shumta nëpër shkollat e mesme dhe fillore, për keqpërdorime financiare dhe manipulime të shumta.
Edhe pse realiteti shihet nga të gjithë, përfaqësuesit e VLEN-it kanë filluar të shohin edhe iluzione. Nga një oborr shkollor, në një miting partiak, Kasami para njerëzve tha që kanë ndërtuar shkolla dhe pishina. E pyesim publikisht kryetarin e komunës, se cilat pishina dhe shkolla i ka ndërtuar?” thuhet në reagimin e BDI-Tetovë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestim në Bllacë – person në kërkim nga Interpoli
- Ndërtim i paligjshëm në pronë shtetërore në Dibër
- Grupimi për prodhimin e cigareve në Dhomat e Tregtisë: Ligji i propozuar për mbrojtjen nga duhanpirja rrezikon në mënyrë serioze segmente të rëndësishme të industrisë, sektorit të biznesit dhe ekonomisë
- Shkup: Goditet rëndë nga vetura, 19-vjeçarja nga Haraçina
- Me garanci prej rreth 5 milionë eurove, Borçe Markovski lirohet nga paraburgimi
- Pas turit në Vlorë dhe Zvërnec, Ivanka Trump mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama
- Mickoski nga Davosi lobon për projekte strategjike energjetike: “Boshkov Most”, “Çebren dhe Galishte” (VIDEO)
- Osmani tregon çfarë i tha Trumpit sot në Davos dhe pse ajo ishte në ceremoni e jo Kurti – detaje
- Ageler: SHBA-të do të qëndrojnë gjithmonë pranë Maqedonisë së Veriut, besoj në guximin e këtij populli
- Klekovski: Në mars do të ketë edhe një rritje të pagave në shëndetësinë publike