BDI: Shqiptarët nuk pranojnë vasalë, por zgjedhin vetë përfaqësuesit tyre

Çdo ditë që përsërit se “nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, Mickoski në fakt pranon një të vërtetë të hidhur: se është i vetëdijshëm për disfatën e pashmangshme që e pret projektin e tij politik dhe përfaqësuesin e tij vasal shqiptar, VLEN-in.

Kjo frikë nuk është e kotë. Shqiptarët e kanë kuptuar qartë se VLEN nuk është zgjedhja e tyre, por instrument i Mickoskit për t’i mbajtur shqiptarët të nënshtruar. Kandidatët e VLEN-it nuk kanë asnjë legjitimitet, sepse janë të instaluar nga VMRO dhe janë vetëm fasadë e një politike antishqiptare që synon t’i kthejë shqiptarët pas, në periudhat para vitit 2001.

Madje këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e tyre. Vetë Izet Mexhiti ka konfirmuar publikisht se e vetmja gjë që e mban këtë qeveri në këmbë nuk është vota shqiptare, por vullneti i VMRO-së. Ky është turpi më i madh: shqiptarët nuk përfaqësohen me votën e tyre, por mbahen peng nga vendimet e Mickoskit. Për këtë arsye, gjithçka që dëgjojmë nga VLEN nuk janë qëndrime të shqiptarëve, por vetëm përsëritje të fjalëve të Mickoskit.

E vërteta është se shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të përfaqësohen nga vasalë të tillë. Rezultati i zgjedhjeve lokale do të jetë aq i qartë, aq i padiskutueshëm, saqë do të detyrojë vendin të përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski mund të përsërisë dhjetëra herë të kundërtën, por zëri i shqiptarëve me 19 tetor do ta bëjë të pamundur ikjen nga ky realitet.

BDI është forca që për më shumë se dy dekada ka garantuar barazinë, integrimin dhe vendimmarrjen konsensuale. Përballë kësaj, VLEN do të mbahet mend vetëm si një eksperiment i Mickoskit, një fasadë e përkohshme, pa vizion dhe pa mbështetje popullore. Që ta kenë të qartë edhe një herë: ne punojmë për ta kthyer dinjitetin në vend, jo për të qenë pjesë e pushtetit. Mos u frikësonu!

Shqiptarët kanë votën e tyre, kanë dinjitetin e tyre dhe kanë treguar se nuk shiten. Vota shqiptare është e lirë, sovrane dhe vendimtare, dhe ajo do të vendosë të ardhmen e vendit.

Më 19 tetor, shqiptarët do të flasin me një zë.
Më 19 tetor, shqiptarët do të tregojnë se referendumi i vetëm është vota e lirë.
Më 19 tetor, shqiptarët do të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.
Më 19 tetor, do të fitojë vullneti i popullit.