Kandidati i AKI-së për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Bozofcë në Malësinë e Sharrit.
Në takim, banorët shprehën shqetësimet e tyre për mungesën totale të investimeve nga ana e Komunës së Tetovës gjatë katër viteve të fundit. Ata ngritën çështjen e moszhvillimit të infrastrukturës, sidomos të rrugës Tetovë–Prizren, e cila, sipas tyre, do të hapte horizonte të reja për tregti dhe turizëm në zonë.
“Banorët folën për rrugën Tetovë–Prizren, e cila do të hapte horizonte të reja për tregti dhe turizëm. Ata kërkuan zhvillimin e Kodrës së Diellit, që ka potencial të madh të sjellë turistë gjatë gjithë vitit dhe shprehën shqetësimin për mungesën e transportit publik, që e izolon fshatin dhe e detyron rininë të shpërngulet.
Poashtu një nga problemet e përditshme të banorëve isjte cilësia e ujit të pijshëm, duke ngritur nevojën për kontrolle më të shpeshta, që të sigurohet ujë i pijshëm me cilësi.
Bozofca ka potencial të jashtëzakonshëm zhvilimor, por meriton më shumë kujdes, vëmendje dhe punë. Dhe pikërisht kjo është rruga që do ta ecim #Bashkë për Bozofcën” ka shkruar pas takimit Bajram Rexhepi.
Vlen të thekësohet se Rexhepi përpos që u prit miqësisht, ata i kënduan edhe këngë me qiftelia si shenjë shprese për Malësinë e Sharrit./TS/