Bajram Rexhepi takon gratë e AKI-së: Gruaja, pjesë kyçe e bashkëmenaxhimit për një Tetovë ndryshe

Kandidati për kryetar i komunës së Tetovës nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Bajram Rexhepi, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me gratë aktiviste të AKi-së, ku ka diskutuar për për vizionin e tij për një Tetovë ndryshe, me më shumë përfshirje të grave në vendimmarrje dhe bashkëmenaxhim.

“Një e diel e zakonshme me Vjollcën në mëngjes, e bërë edhe më e bukur në shoqërinë e grave të Aleancës Kombëtare për Integrim. Bashkëbisedim dhe shkëmbim idesh për Tetovën! E si burri i vetëm në tryezë, më ra ‘barra’ të mbush çajat!” – ka shkruar Rexhepi në profilin e tij zyrtar, duke përcjellë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore nga takimi.

Nga ana tjetër, përpos grave në Tetovë edhe rinia po i japin mbëshetjetje të fuqishme Bajram Rexhepit.

Vlen të thekësohet se në anketat e fundit të IRI-it dhe agjencive tjera vendore, AKI-ja ka mbëshetetje prej 14% ndërsa VLEN prej 5 %. Ky rezultat nëse përkthehet në marje mandatesh, i bie që AKi të fitojë mbi 90% të komunave shqiptare./TS/