Bajram Rexhepi: Populli në këmbë! Më 19 Tetor kthejmë dinjitetin dhe ndërtojmë Tetovën e së ardhmes!
Kandidati për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, pas përfundimit të Konventës promovuese të AKI-së, e cila u mbajt me pjesëmarrje masive në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup.
Në statusin e tij, Rexhepi ka dhënë një mesazh të fuqishëm mobilizues, duke bërë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje aktive në zgjedhjet që pritet të mbahen më 19 Tetor:
“Populli në këmbë! Më 19 Tetor, #Bashkë kthejmë dinjitetin dhe ndërtojmë Tetovën e së ardhmes!” – ka shkruar ai në Facebook./TS