Bajram Rexhepi nga Llaca: Ditë të mira po vijnë për Llacën dhe Tetovën”

Kandidati i koalicionit AKI, Bajram Rexhepi, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se sonte është zhvilluar takim me qytetarët në fshatin Llacë.

“19 Tetori është afër. Ditë të mira vijnë për Llaçën dhe Tetovën”, ka shkruar Rexhepi, duke theksuar moton e fushatës #BashkëPërTetovën.

Ai theksoi se bashkëbisedimet me qytetarët po vazhdojnë në të gjitha lagjet dhe fshatrat e Tetovës, me qëllim të përgatitjes për zgjedhjet e 19 tetorit.