Bajram Rexhepi: “Gratë në udhëheqje sjellin një dimension më njerëzor në vendimmarrje”

Një mëngjes frymëzues me gratë intelektuale të qytetit shënoi fillimin e ditës për Bajram Rexhepin dhe bashkëpunëtoren e tij, Vjollca. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, ku u diskutua për rolin e grave në shoqëri dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje.

“Është e jashtëzakonshme energjia krijuese, vendosmëria dhe humori i këtyre zonjave. Tetova ka nevojë për më shumë gra në vendimmarrje dhe në pozita udhëheqëse”, u shpreh Rexhepi pas takimit.

Ai theksoi se përfshirja e grave në struktura udhëheqëse jo vetëm që pasuron proceset vendimmarrëse, por edhe sjell një qasje më të ndjeshme dhe më të afërt me qytetarët. “Sepse aty ku gratë marrin përgjegjësi, menaxhimi i institucioneve fiton edhe një dimension njerëzor”, shtoi ai.

Takime të tilla shërbejnë si platforma të rëndësishme për të inkurajuar gratë që të angazhohen më aktivisht në jetën publike dhe politike të qytetit.