Bajram Rexhepi falënderon ambasadoren zvicerane Hulmann për mbështetjen ndaj Tetovës

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka marrë pjesë në një ngjarje të veçantë me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Zvicrës, ku u zhvillua edhe ceremonia e lamtumirës për ambasadoren zvicerane Hulmann, pas përfundimit të mandatit të saj.

Rexhepi e vlerësoi mandatin e ambasadores si shumë të suksesshëm dhe domethënës për Tetovën dhe vendin. Ai shprehu mirënjohje për punën, përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të ambasadores, duke kujtuar se Zvicra ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve të Tetovës, veçanërisht në periudha të vështira si përmbytjet e vitit 2015, por edhe përmes shumë projekteve të realizuara nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

“Ju faleminderit zonja Hulmann! Ju uroj shëndet, suksese dhe mbarësi në çdo hap të mëtejshëm të jetës dhe karrierës suaj”, shkroi Rexhepi në rrjetet sociale.