ASh: Bartësi i listës së VLEN në Tetovë, shefi i fake profilave që ofendojnë dhe i dyshuar për përfitime nga Komuna përmes restoranit të afërm të tij
Koalicioni VLEN ka fyer edhe zyrtarisht Tetovën dhe tetovarët, duke kandiduar në krye të listës së kandidatëve për këshilltarë shefin e fake profilave dhe faqeve të rejshme që fyejnë, ofendojnë dhe shpifin ndaj çdo oponenti politik dhe ndaj çdo qytetari që paraqet zë kritik për Bilall Kasamin dhe partinë e tij.
Albi Qamili njihet si shefi i propagandës së zezë të Lëvizjes Besa, posedues i faqeve dhe profileve që jo rrallë herë kanë përdorur fjalë banale e fyerje edhe ndaj figurave publike.
Përveç kësaj, këto ditë mediat publikuan edhe një megaskandal të restoranit që lidhet me Albi Qamilin, e që ka pranuar mijëra euro nga Komuna e Tetovës për dreka dhe darka.
Pse pas gjithë këtyre skandaleve VLEN ua ofron tetovarëve Albi Qamilin? A është ky shpërblim për ndonjë shërbim me shpërlarje të parave, apo nuk është ngopur dhe tani dëshiron që për katër vitet e ardhëshme faturat ti bëjë nga mijëra, në qindra mijëra euro?
Aleanca për Shqiptarët – Tetovë