Arbër Ademi: Ministrja serbe mohoi masakrat ndaj shqiptarëve, VMRO dhe VLEN palë të “botës serbe”

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe, e cila sot në një prononcim publik sulmoi BDI-në.

Ai kujtoi se e njëjta deputete, gjatë vizitës së saj në Manastir, kishte përdorur termin “Kosovë e Metohi” për të përshkruar Kosovën, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të narrativave nacionaliste.

“Ministrja serbe jo vetëm që tenton të paraqesë pushtimin si ‘çlirim’, por tashmë del edhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së, duke mohuar dhunën dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë,” tha Ademi.

Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN po heshtin përballë këtyre qëndrimeve, gjë që i bën palë me projektet e ashtuquajtura të “botës serbe”.

“BDI do të mbetet e palëkundur në mbrojtje të orientimit euroatlantik, barazisë ndëretnike dhe të vërtetës historike të vendit,” shtoi Ademi.