SHBA- Apple ka publikuar linjën e iPhone 17 Pro dhe Pro Max së bashku me produktet e saj më të fundit Apple Watch dhe AirPods Pro. Kamera e pasme është zgjeruar dhe përmban tre kamera 48-megapikselëshe, ndërsa sistemi i antenës rrethon këtë platformë.
Kamera e përmirësuar ofron tani zoom optik deri në 8x, krahasuar me 5x në modelet e iPhone 16 Pro, dhe kamera frontale është 18-megapikselëshe me mbështetje për funksionin Center Stage. Pajisjet përdorin çipin A19 Pro me CPU dhe GPU gjashtë-bërthamësh, që ofron deri në 40% performancë më të shpejtë krahasuar me iPhone 16 Pro.
Modeli i fundit ka bateri më të madhe, sistem ftohjeje me dhomë avulli për menaxhim më të mirë të temperaturës dhe shumë veçori të tjera. Gjithashtu Apple thotë se iPhone 17 Pro Max ka jetëgjatësinë më të gjatë të baterisë ndonjëherë në një iPhone, me deri në 39 orë riprodhim video me një karikim të plotë.
Çmimi i iPhone 17 fillon nga 799 dollarë, i Iphone Air nga 999 dollarë dhe i iPhone 17 Pro nga 1 mijë e 99 dollarë, Ndërkohë, çmimi i AirPods Pro 3 që u prezantuan sot është 249 dollarë.