Angellov: Ekzistojnë dyshime se zjarri në “Drislla” është shkaktuar me qëllim

Ekzistojnë dyshime se zjarri në deponinë Drislla është shkaktuar me qëllim, informoi pasdite drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojanço Angellov, duke përkujtuar se verës ka pasur temperatura rekord të larta, por Drislla nuk është kapluar nga zjarri.

“Brigada për mbrojtje zjarrfikëse Shkup me të gjitha forcat tenton ta lokalizojë zjarrin në deponinë Drislla, janë bërë rripa zjarrfikëse që të mos lejohet zjarri të depërtojë në barin e afërt, shkurret dhe pyllin nga ana e epërme e deponisë. Nuk ka rrezik nga dalja e zjarrit jashtë deponisë. Shuarja është në vijim”, tha Angellov.

Paraprakisht ai informoi se zjarri nuk është alarmant, se po punohet në shuarjen e tij, por se shuarja e zjarrit në cilëndo deponi është punë e ndërlikuar për shkak të proceseve kimike dhe biologjike, të cilat zhvillohen në brendinë e deponisë, si rezultat të të cilave krijohen gazëra të djegshëm.