Prokuroria Themelore e Pejës, bashkë me Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera, po zhvillojnë aksion të madh në dhjetë lokacione në komuna të ndryshme, të cilat janë nën juridiksionin e Prokurorisë së Pejës.
Detaje shtesë lidhur me këtë aksion, ka dhënë gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj.
Sipas saj, vetëm në Klinë deri tani janë kryer kontrolle në katër lokacione për shkelje në kompani ndërtuese, derisa shtoi se nuk ka ndonjë të arrestuar.
Gjatë ditës, priten inspektime shtesë nga organet e rendit.