Aksident në Shkup, motoçiklisti 28-vjeçar pëson lëndime të rënda

Më 04.09.2025, rreth orës 20:10, në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një automjeti “BMW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.K. (21) nga fshati Luboten, dhe një motoçiklete me targa të Shkupit, e drejtuar nga T.A. (28) nga Shkupi.

Nga përplasja ka pësuar lëndime të rënda trupore motoçiklisti, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë ekipi hetimor i SPB Shkup.TS