Adnan Azizi: Ali Ahmeti është vrasës (VIDEO)

Në një fjalim gjatë tubimit të VLEN-it të mbajtur sonte në sallën Boris Trajkovski në Shkup, shefi i shtabit zgjedhor Adnan Azizi ka hedhur akuza të rënda ndaj liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të përfshirë, sipas tij, në atentate dhe eliminime të figurave kyçe të luftës dhe rezistencës shqiptare të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, raporton TS.

“Soravia, ti nuk je shqiponjë – ti je vrasës i shqiponjave! Bashkëpunëtorët dhe zagarët e tu vranë Komandant Telin!”

Ai vazhdoi me një listë të gjatë të figurave të njohura të UÇK-së dhe strukturave të pasluftës, të cilët, sipas tij, janë likuiduar pas luftës nga bashkëpunëtorët e Ali Ahmetit.

“Bashkëpunëtorët dhe zagarët e tu vranë Komandantin e vërtetë Harun Aliun, Shaban Zenunin, Xhafen dhe likuiduan Komandant Ridvan Nezirin.”, shtoi Azizi, në një fjalim që u prit me brohorima nga të pranishmit./TS