Ademi: Nuk kemi bashkëpunim me Levicën, qëllimi i Mickoskit është asimilimi politik i shqiptarëve!

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka deklaruar se mes BDI-së dhe Levicës nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pas akuzave të kryeministrit Mickoski, se Levica ka nxjerrë kandidatë në disa komuna me shumicë shqiptare, me çka po tenton ta shpëtojë BDI-në.

Sipas Ademit, VMRO çdoherë ka patur kandidat, tani nuk ka kandidat në Strugë, Çair, Tetovë.