Abdulla Bajramovski largohet nga LD-ja e Izet Mexhitit dhe koalicioni VLEN, kandidon i pavarur për Dollnenin
Në prag të zgjedhjeve lokale, koalicioni VLEN po përballet me lëvizje të reja dhe pakënaqësi të brendshme. Abdulla Bajramovski – anëtar i kryesisë së Lëvizjes Demokratike dhe ish-kandidat për deputet nga LD dhe koalicioni VLEN – ka njoftuar sot se largohet nga të gjitha strukturat partiake dhe do të kandidojë si i pavarur për Komunën e Dollnenit informon Tetovasot.
Ky hap shënon një nga braktisjet më të bujshme brenda koalicionit, duke reflektuar tensionet dhe pakënaqësitë që kanë dalë në pah javët e fundit. Bajramovski ka qenë një prej figurave të njohura të LD-së në terren dhe pjesë e listave zgjedhore të VLEN-it.
Sipas tij, vendimi për të garuar si i pavarur vjen për shkak të “mospërfilljes dhe mungesës së përfaqësimit real” nga udhëheqësia e koalicionit dhe nga vetë lideri Izet Mexhiti.TS