Delvina kaloi mbrëmë një natë të vështirë, ku zjarri i madh kërcënoi banorët dhe infrastrukturën lokale.
Lufta me flakët ka qenë heroike, me pjesëmarrjen e forcave zjarrfikëse të bashkive të jugut, ekipeve të ardhura nga Tirana, forcat e ushtrisë dhe banorët lokalë, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit pranë qytetit.
Sikurse duket edhe në foto, të rraskapitur pas zjarrit apokaliptik në Delvinë, zjarrfikësit janë shtrirë për të pushuar në stole e në tokë.