Zelensky akuzon Moskën: ‘Mercenarë’ nga Kina, Pakistani dhe vende të tjera po luftojnë për Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se trupat ukrainase në Ukrainën verilindore po luftonin kundër “mercenarëve” të huaj nga vende të ndryshme.

Zelensky u shpreh se bëhet fjalë për “mercenarë” nga vende përfshirë Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Afrikës, dhe u zotua për një përgjigje.

Zelensky më parë e ka akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë për përpjekjet e saj të luftës kundër Ukrainës, akuza që Pekini i mohoi, ndërsa Koreja e Veriut ka siguruar gjithashtu mijëra trupa të veta në rajonin Kursk të Rusisë.

“Ne folëm me komandantët rreth situatës në vijën e frontit, mbrojtjes së Vovchansk dhe dinamikës së betejave”, ka shkruar Zelensky në rrjetet sociale pasi vizitoi një zonë në vijën e frontit në rajonin verilindor të Kharkiv.

“Luftëtarët tanë në këtë sektor po raportojnë pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vendet afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi”.

Deri më tani nuk ka ndonjë koment rreth pretendimeve as nga Taxhikistani, Uzbekistani e as Pakistani.