Xavi Simons mungon në stërvitjen e RB Leipzigut, dëshiron të transferohet te gjiganti anglez

Mesfushori holandez me tipare sulmuese, Xavi Simons po bën presion drejt një transferimi te Chelsea, pasi po mungon edhe në stërvitje te skuadra e RB Leipzig.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, objektivi i mesfushës së Chelseat, Xavi Simons, ka munguar në stërvitje me RB Leipzig për shkak të bisedimeve për t’u bashkuar me Blutë.

“Xavi Simons nuk u stërvit me grupin e RB Leipzig të premten… dhe nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës sot”, ka shkruar fillimisht Romano.

“Vendimi i tij është qartësisht i orientuar drejt transferimit te Chelsea, pasi fshiu Leipzig nga biografia e tij në Instagram”.

“Negociatat janë në faza të avancuara midis Chelseat dhe Leipzigut”, përfundoi eksperti i transferimeve.

Transferimi i holandezit t’i kushtojë Chelseat rreth 80 milionë euro, teksa lojtari mund të nënshkruaj një kontratë shtatëvjeçare.