Vrasja në Tetovë, 30 ditë parabugrim për 4 persona

Katër persona të dyshuar nga dy familje, të përfshira në incidentin e armatosur në Tetovë ku humbi jetën një 46-vjeçar dhe u plagosën katër të tjerë, pritet të përfundojnë në paraburgim. Njëri nga të dyshuarit është paraqitur tashmë në gjykatë, dy të tjerë janë ende në arrati, ndërsa njëri ndodhet në spital pasi ishte mes të plagosurve në ngjarjen e së dielës.

Sipas gazetarit të portalit TS, Nevrij Ademit katër personat janë L.M dhe Z.M nga fshati Gajre, si dhe R.T dhe M.T nga familja tjetër nga Tetova.