Dy vatra zjarri janë regjistruar në orët e pasdites në Vlorë dhe në Selenicë, ndërsa 4 helikopterë po punojnë për shuarjen.
Në qytetin e Vlorës, flakët përfshinë sërish fushën e mbetjeve urbane. Për shkak të erës së fortë, zjarri po përhapet me shpejtësi, duke krijuar re të dendur tymi në qytet. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat.Banorët së bashku me zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë flakët por terreni është i vështirë.Ndërkohë, edhe Kruja është përfshirë nga zjarri, ku dy vatra janë konstatuar këtë pasdite në afërsi të fshatit Borizanë mbi fabrikën e çimentos në afërsi të guroreve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Hoxha: Njoftoj hapjen e debatit publik për shpalljen e Kënetës së Belçishtës si zonë e mbrojtur – Park i Natyrës
- Mickoski në takim me kryeministrin e Hungarisë Orban: Maqedonia dhe Hungaria po ndërtojnë partneritet të fortë strategjik, ekonomia në fokus
- Sela: Arsyetimet e Mickoskit për devijimin e Korridorit 8, janë banal…Tendenca është lidhja me autostradën Serbi-Greqi
- Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kumanovës
- Shipkovica zemra e BDI-së. Abdulla Halili zgjidhet kryetar
- Pacientët me sëmundje të rralla ankohen për mungesë të terapive në Klinikën e Hematologjisë
- LSDM: Mickoski shkoi në Budapest për të negociuar kthimin e Gruevskit para se të rrëzohet Orbani
- Ministri i Sportit i Turqisë pritet zyrtarisht, pas ardhjes në Kosovë
- Shi, borë dhe erë e përforcuar deri të premten
- “Grupi i Velesit”, Gjykata e Apelit ua rrit dënimet 13 të akuzuarve për abuzim seksual