VLEN: Gostivari drejt epokës së re, Sebaedin Dauti, emri që garanton fitoren e tetorit!
Liderët bashkërisht me funksionarë të tjerë të VLEN në takimin e mbajtur sot në zemër të Gostivarit, morën vendimin që duan qytetarët, që Sebaedin Dauti të jetë kandidati ynë për Kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit.
Sebaedin Dauti është një profesionist i respektuar, me përvojë të pasur dhe të dëshmuar në drejtësi e siguri publike. I lindur dhe rritur në Gostivar, ai ka ndërtuar karrierën mbi themelet e ndershmërisë, drejtësisë dhe shërbimit të palodhur për qytetarët. Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Dauti ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, duke fituar besimin dhe respektin e të gjithë gostivarasve.
Prej më shumë se një dekade, ai ushtron profesionin e noterit me përkushtim, korrektësi dhe integritet të padiskutueshëm. Përvoja e tij përfshin edhe pozita të rëndësishme në MPB dhe në strukturat e rendit e sigurisë, ku ka treguar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe vizion strategjik.
I njohur për komunikim të hapur, vendosmëri dhe aftësi për të bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, Sebaedin Dauti përfaqëson modelin e liderit modern që bashkon dhe udhëheq me përgjegjësi.
Me Sebaedin Dautin në krye, Gostivari do të ketë udhëheqjen që meriton, transparente, të përgjegjshme dhe vizionare. Sot, VLEN i jep qytetit garancinë e fitores dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi.
Fitorja është e jona, tetori është i Gostivarit!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mevlan Ademi: Shqipja nuk preket dhe nuk negociohet!
- Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë
- Arrestohet 36 vjeçari nga Vrutoku, kishte vjedh në xhaminë e Mirditës
- E VËRTETA DHE MITI SERB MBI RUSINË
- UT – Së bashku për shëndetin
- Aliu: Shkenca si shtytës i një shëndetësie më të qasshme – u shënua 7 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit
- MASH shuan dy paralele në gjuhën shqipe në Kërçovë
- Skandali në DAP: Zyrtarët e shtetit ndihmuan grupin kriminal të “avullojë” miliona euro TVSH
- Tensione në kuvend midis deputetes shqiptare dhe maqedonasë për mungesë të dokumentacionit në shqip (VIDEO)
- Ligji për përfaqësim të drejtë, Osmani: Me këtë kanë hapur një plagë të re