Vazhdon rënimi i VLEN: Pas dhjetë vitesh mund, Zeqirja Ibrahimi braktiset nga Luboteni, ja arsyet e kryetarit të nëndegës Sabar Mustafa
Krytari i nëndegës së Alternativës në Lubote, Sabar Mustafa gjatë ditës së sotme së bashku me strukturat e nëndegës së këtij fshati pas dhjetëvite angazhim në Lëvizjen Besa dhe më pas në Alternativë kanë braktisur Zeqirja Ibrahimin pasi ai i gënjeu që të hap ambulancën në Luboten.
NJOFTIM DORËHEQJEJE – PËR ATA QË DUHET TA DEGJOJNË
Këtë dorëheqje po e bëj publike, që banorët e fshatit ta dinë të vërtetën dhe arsyen e largimit tim – jo atë që mund të flitet nga të tjerët.
Pas 10 viteve kontribut dhe punë të palodhshme për Lubetenin, së bashku me shokët e mi me të cilët kemi kontribuar për të mirën e fshatit, më 12.08.2025 vendosëm të japim dorëheqje. Edhe ata ndajnë të njëjtin mendim me mua – se ky është hapi i duhur. Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten dhe kam ndërprerë çdo lidhje me Alternativën dhe koalicionin VLEN.
Ky vendim nuk erdhi nga dëshira, por nga zhgënjimi i thellë.
Ata që sot mbajnë postet dhe privilegjet harruan shpejt sakrificën e aktivistëve. Kërkesa jonë ishte që ambulanca në Lubeten të hapet para zgjedhjeve lokale, por kjo nuk u realizua, Degës Butel i mungon funksionimi i drejtë, meritokracia nuk ekziston dhe punësimet e premtuara u kthyen në shpërndarje për njerëz të zgjedhur, jo për ata që e meritojnë.
Nuk kam ndërmend të jem fasadë për interesat e ngushta të disa individëve që shohin vetëm karrigen e tyre.
Faleminderit bashkëfshatarëve që kanë qenë krah meje – zëri im për Lubetenin nuk do të shuhet, pavarësisht partive apo koalicioneve.