Sot në Tetovë u zhvillua ceremonia mortore për Fatmir Rexhepin, i cili humbi jetën tragjikisht një ditë më parë pas një ngjarjeje të dhunshme ku u plagosën edhe katër persona të tjerë informon Tetovasot. Në varreza kishte një atmosferë të rëndë dhe ngushëlluese, ku familjarët, miqtë dhe qytetarët e ardhur për të përcjellë në banesën e fundit ishin të tronditur dhe të pikëlluar nga kjo ngjarje e dhimbshme.
Aty mbizotëronte heshtja e dhimbshme dhe vajtimet e familjarëve, ndërsa ishin të pranishëm edhe shumë banorë të Tetovës dhe përfaqësues të komunitetit lokal, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen. Atmosfera ishte e rënduar nga dhimbja dhe trishtimi, ndërsa lutjet dhe homazhet nuk munguan gjatë gjithë ceremonisë.
Ngjarja që tronditi qytetin e Tetovës ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndryshe sipas dëshmitarëve të pranishëm, Fatmir Rexhepi, viktima e djeshme në Tetovë, ishte një person i pafajshëm dhe nuk kishte asnjë lidhje me grindjet e mëparshme mes dy familjeve të përfshira në konflikt.
TS
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Arrestohet në vendkalimin kufitar person me kërkesë nga Interpol Gjermania
- Nevrij Ademi nga SPB-Tetovë: Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen në Tetovë (VIDEO)
- Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali
- Varroset personi i vrarë një ditë më parë në Tetovë ( Foto)
- Vritet një person në Prishtinë. Policia e konfirmon vrasjen në Hajvali: I dyshuari në kërkim, është identifikuar
- Aksident tragjik i madh në Kosovë, një i vdekur dhe dhjetë të lënduar!
- Antikorrupsioni tregon se ndalohet të bëhet para zgjedhjeve lokale
- Pasi zyrtarizoi kandidaturën, Besnik Emshiu ka disa fjalë edhe për Ali Ahmetin
- Dëmtim i automjetit me armë zjarri në fshatin Llakë, rrethi i Shkupit
- Zyrtare: Besnik Emshiu kandidat i BDI-së për Bogovinën