U kap me marihuanë në “Sunny Hill” – 22-vjeçari nga Shqipëria përfundon në ndalim prej 48 orësh

Një tjetër incident me substanca narkotike është regjistruar gjatë natës në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, ku një i ri nga Shqipëria është ndaluar nga Policia me lëndë të dyshuar narkotike në posedim.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 04 gusht 2025, rreth orës 01:30, Njësia e Inteligjencës në kuadër të operacionit të sigurisë në festivalin që po mbahet në kryeqytet, ka ndaluar Jon Spahiun rreth 22-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, të cilit gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi e dyshuar marihuanë me peshë rreth 3.4 gram.

I dyshuari është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, ndërsa si dëshmitar është intervistuar edhe E. K. rreth 29-vjeçar, i cili ndodhej në shoqërinë e tij.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar rasti si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”, ndërsa Spahiu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia po vazhdon me kontrollet dhe masat e sigurisë në festival për të parandaluar përhapjen e substancave të paligjshme.