TS mëson Flamur Gjoleka kandidat për Dollnenin?

Portali TS mëson jozyrtarisht se Flamur Gjoleka do të jetë kandiddat për Kryetar të Komunës së Dollnenit? Gjoleka është nga Cërnlishta e Dollnenit dhe deri tani ka marrë përkrahje të fuqishme nga Alenca Kombëtare për Integrim.

Nga AKI-ja nuk konfirmojnë një lajm të tillë, por thonë se do të mësohet ditëve në vijim pasi Dollneni ka shumë personalitete të fuqishme me ndikim në Dollnen.

Nga ana tjetër, Flamur Gjoleka është biznesmen i suksesshëm në Slloveni që mund të vë në shërbim të Dollnenit gjithë përvojën e tij në vendlindje.