Tre persona nga Prilepi arrestohen për posedim të paligjshëm të drurëve

Më 12 gusht 2025, rreth orës 14:45, në rrugën “Aleksandar Makedonski” në Prilep, zyrtarë policorë të NJPB Prilep privuan nga liria F.K. (30), Z.Z. (43) dhe M.K. (29), të gjithë banorë të Prilepit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 235, paragrafi 3 dhe 4 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Sharan” me targa të Prilepit, të drejtuar nga Z.Z., u gjetën dhe u konfiskuan dru për ngrohje pa dokumentacion. Drutë dhe automjeti iu dorëzuan Policisë Pyjore, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet kallëzim penal përkatës.TS

Ask ChatGPT

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo