Trasmetimi live i lojërave botërore të Chengdu-se do realizohet nga CMG

Grupi Mediatik i Kinës është përgjegjës për transmetimin e ceremonive të hapjes e mbylljes të Lojërave Botërore të Chengdu-së 2025 dhe autobusët e tij të transmetimit të drejtpërdrejtë me qartësi ultra të lartë (UHD) 4K/8K, të njohur si flota rrugore “E Kuqja Kineze”, janë vendosur tashmë në vend, teksa përgatitjet për transmetimin e ceremonisë së hapjes janë në fazën përfundimtare.

Autobusët e transmetimit të drejtpërdrejtë UHD të CMG-së u parkuan në vend për ceremoninë e hapjes.

Grupi përbëhet nga katër mjete të mëdha – një autobus i transmetimit UHD 4K/8K, një kamion i mbështetjes me audio, një kamion i lidhjes satelitore dhe një kamion me pajisje ndihmëse. Automjetet u shoqëruan nga një ekip transmetimi prej 120 vetash, me përvojë të gjerë në raportimin e veprimtarive të mëdha sportive.

Ceremonia e hapjes e Lojërave Botërore të Chengdu-së 2025 do të zhvillohet të enjten në mbrëmje, në kryeqendrën e provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore.