Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një e re ka humbur jetën pas një plagosjeje me armë zjarri në një poligon qitjeje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:20 është raportuar se një femër është plagosur në poligonin “Fazani-S”, në rrugën “Dritan Hoxha”. Viktima, dyshohet se është vetëplagosur me armë në pjesën abdominale.
Ajo është dërguar me urgjencë në QKUK, por përkundër përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë hetimore dhe forenzika, si dhe mjekësia ligjore, ndërsa prokurori i krimeve të rënda ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vetëvrasje”.

Mirëpo, pas veprimeve hetimore të mëtejshme të njësisë së hetimeve të Prishtinës, është marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarit pronari i poligonit:.
Me aktvendim të prokurorit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekje”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Ministri i Sportit i Turqisë pritet zyrtarisht, pas ardhjes në Kosovë
- Shi, borë dhe erë e përforcuar deri të premten
- “Grupi i Velesit”, Gjykata e Apelit ua rrit dënimet 13 të akuzuarve për abuzim seksual
- Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Vetëvendosjes për Presidentin
- Kasami: Fetai dhe Limani, me vetëdëshirë jashtë VLEN-it
- Aksident i rëndë trafiku në Austri, vdes 18 vjeçari nga Kosova
- Ajdari: Korridori 8 projekti më i rëndësishëm në historinë e vendit po pengohet për shkak të lidhjes së shqiptarëve
- Parregullsi serioze dhe skena dhune u regjistruan dje gjatë zgjedhjeve lokale në Serbi
- Ajdari: Dokumentet sot na vijnë vetëm në gjuhën maqedonase, në kohën e Talat Xhaferit gjitha dokumentacionet kanë qenë në dy gjuhë
- Kasami dorëzohet: Ndryshimet kushtetuese varen nga VMRO-DPMNE