Një tragjedi ka ndodhur dje në Kaçanik, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana tragjike teksa po riparonte veturën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Orhan Bela rreth 38-vjeçar, i cili ndërroi jetë pasi u zë nga automjeti që e kishte ngritur me pajisjen për ngritje (dizhalicë).
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në rrugën “Hasan Prishtina”. Gjatë punës, vetura ka rrëshqitur nga mbajtësi dhe e ka zënë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, inspektori i punës dhe ekipi i QKMF Kaçanik, i cili e transportoi të lënduarin për në QKUK-Prishtinë, por për fat të keq, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.


Lidhur me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sot do të ndahet çmimi shtetëror “Nënë Tereza”
- Kanosi me armë punonjësit e hotelit të tij/ Borsh, arrestohet një person, procedohet një tjetër
- Taravari zbulon planin e Mickoskit për zgjedhjet lokale në komunat me shumicë shqiptare
- Taravari: Aleanca për Shqiptarët – faktori përcaktues i zgjedhjeve
- Akuzë e rëndë në Kuvendin e Serbisë: Shaip Kamberi zbulon fytyrën e vërtetë të Beogradit”
- Tragjedi në Kaçanik: 38-vjeçari shtypet për vdekje nga vetura që po riparonte
- LAMM: Komunikacioni në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa
- Mexhiti: Për 10 ditë do të pastrohet deponia në Nikushtak, janë ndarë 5 milion denarë
- Prindi sulmoi fëmijët gjatë një ndeshje futbolli në Shtip, Prokuroria kërkon paraburgim
- Ahmeti: Vepra e Komandant Kumanovës frymëzoi shqiptarët kudo për t’u bashkuar në kauzën kombëtare