Tarifat e administratës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, mbi importet nga dhjetëra vende, që variojnë nga 10 deri në 50 përqind, kanë hyrë në fuqi, duke e vënë strategjinë e republikanëve në provë të strategjisë së tyre për uljen e deficitit tregtar.
Për Maqedoninë e Veriut, vendimi i fundit i uli tarifat në 15 përqind. Kjo normë vlen edhe për vendet e Bashkimit Evropian.
Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP) filloi mbledhjen e tarifave më të larta në orën 12:01 të mëngjesit sipas kohës lindore, pas javësh pasigurie rreth përqindjes përfundimtare të masave të Trump dhe përshpejtimit të negociatave me vendet anembanë botës që donin t’i ulnin ato.
“Produktet e ngarkuara në anijet amerikane dhe ato në tranzit para mesnatës mund të vazhdojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara pa masa të reja deri më 5 tetor”, njoftoi CBP më parë këtë javë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski pret që SHBA të ulin ende tarifat doganore për Maqedoninë e Veriut.
“Dua të falënderoj SHBA-në për korrigjimin e tarifës. Jam optimist se do të zbresim edhe më poshtë”, shtoi Mickoski pasi vizitoi Klinikën për vesh, hundë dhe fyt. tha Mickoski.