Taravari: Nesër të gjithë në Prishtinë për UÇK-në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka bërë thirrje publike për pjesëmarrje masive në protestën paqësore që do të mbahet nesër, më 7 gusht, në Prishtinë, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK).

Protesta do të nisë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet të mblidhen qytetarë nga mbarë trojet shqiptare për të shprehur mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej disa vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë.

“Nesër, në Kosovë, mblidhen shqiptarët për të thënë se asnjë luftëtar lirie nuk mund të gjykohet e as dënohet nga askush!” – ka deklaruar Taravari.

OVL UÇK ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe e përqendruar në kërkesën për drejtësi ndaj atyre që udhëhoqën luftën për çlirimin e Kosovës.