Sulmoi fizikisht policin, kallëzim penal ndaj kumanovarit

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, për shkak se ka sulmuar dy policë.

“SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër D.I. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.

Më 17.06.2025 i denoncuari, në Stacionin Policor në Kumanovë, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ishte duke kryer veprime zyrtare”, thuhet në njoftim.