Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, do të mbajë mbledhje e radhës ku pritet të finalizohen edhe emrat e kandidatëve tjerë për kryetarë komunash.
Siç mëson portali TS, mbledhja do të fillojë në ora 15.00 ku do të publikohen edhe emrat e kandidatëve për komunat:
– Kërçovë
– Bogovinë
– Bërvenicë
– Likovë
– Studeniçan
– Pllasnicë
– Çashkë
– Dollnen
Deri tani BDI zyrtarisht ka publikuar për kandidat të Tetovës, Bajram Rexhepin, për Çairin – Bujar Osmanin dhe për Zhelinën- Emir Sulejmanin.