Pasi Blerim Sejdiut ia prenë rrymën dy herë, sot është hera e tretë që edhe institucionet në Zhelinë mbesin pa energji elektrike. Siç dihet, rryma ndërpritet vetëm kur ka borxhe, dhe EVN nuk të kursen as ditëve të punës.
Në ndërtesën e zyrave të librave amë, ku drejtor në nivel nacional është Faton Fazliu nga Alternativa, mungesa e pagesës ka sjellë ndërprerjen e rrymës. As Fatoni e as Blerimi nuk i kanë shlyer borxhet, prandaj EVN ua ka ndalur furnizimin. Si pasojë, qytetarët e Zhelinës po përballen me mungesë shërbimesh elementare.
Hajde të provojmë të hyjmë në ketē institucion të shohim a ka rrymë.
Ndryshe, duhet theksuar se Komuna e Zhelinës ka mbi 6 milionë euro borxhe, ndërsa këshilltarët nuk kanë marrë paga për dy vite dhe punëtorët e Mirëmbajtjes mbeten pa rroga prej disa muajsh.
Zhelina në fund po raset ne borxhe të mëdha!