Si trajtohet infeksioni urinar me Escherichia coli?

Infeksionet më të zakonshme pas infeksioneve respiratore janë ato urinare. Infeksionet urinare mund të jenë të thjeshta sa cistitet, ose më të komplikuara që kërkojnë trajtim në spital dhe prekin indet e veshkave. Dr. Irena Rambabova Bushletiq në emisionin Pasqyra e Shëndetit thotë që ka shumë bakterie që mund të shiaktojnë infeksione:

“Shkaku më i zakonshëm është E. koli. Si e para është me një përqindje shumë të lartë, dhe ka ende shkaktarë që janë pak më pak të pranishëm klepsiella, pseudomonas, stafilokokë, streptokokë e kështu me radhë. Megjithatë, shkaktari më i zakonshëm që pyetët, ishte lloji uropatogjenik Escherichia ColI.

Por kur E.Coli shkakton infeksion urinar?

“Jo të gjithë ata që kanë prani të baktereve në urinë do të thotë janë sëmurë, dhe është shumë e diskutueshme për ne mjekët kur një bakter duhet të trajtohet, kur e izolojmë, kur jo. “ – thotë dr. Irena.

Jo të gjithë infeksionet urinare kërkojnë trajtim. Disaherë ndodh që të kemi bakteriuri asimptomatike dhe shumë shpesh këto raste nuk trajtohen vetëm nëse simptomat zhvillohen me të vërtetë. Por kur duhe trajtuar dhe kur jo dr. Irena thotë që edhe për mjekët është dilemë e madhe:

“Nëse bëhet fjalë për infeksion të thjeshtë, pra nëse bëhet fjalë për cistit dhe pacienti ka vetëm simptoma si urinim i shpeshtë, dhimbje në fshikëzën e urinës, nuk ka temperaturë të lartë, shkon shpesh në tualet, por nuk ka shenja sistemike, nuk ka temperaturë, nuk ka ethe, atëherë merr trajtim jashtëspitalor, jepen antibiotikë, më së miri sipas llojit të bakteries ndaj së cilës reagon. Ndërsa nëse bëhet fjalë për infeksion më të ndërlikuar te pacientët që tashmë zhvillojnë shenja klinike, ju përmendët edhe pacientët që kanë kateter urinar, nëse ka shenja të larta të inflamacionit në analizat laboratorike, nëse janë të rritura leukocitet, proteina C-reaktive, nëse pacienti ka temperaturë të lartë, atëherë zakonisht i trajtojmë me antibiotikë intravenozë, sepse pacientët në këto faza shpesh ndihen keq, nuk mund të pijnë, i vjellin barnat, dhe zakonisht kalojmë te barnat intravenoze..”

Shumë studime kanë treguar që bakteriuria asimptomatike në gratë shtatzëna duhet të trajtohet, për shkak të rreziqeve për fetusin. Ajo që nuk duhet të trajtohet është nëse pas menopauzës tek gratë ekziston prania e një bakteri të caktuar, por që nuk ka simptoma. Flitet shumë për këtë çështje, kur duhet të trajtohet një infeksion urinar me antibiotikë dhe kur jo sepse dhënia e tepruar e antibioikëve në mënyrë praktike zhvillon bakterie shumë rezistente, të cilat më pas vështirë se çrrënjosen. Shembull të tillë kemi tek pacientët që mbajnë një kateter urinar të përhershëm,.ose një grup i prekshëm janë pacientët me transplant organi….”/ Alsat.mk