“Si Ferizaji u shndërrua nga një fshat në Metropol, e si Tetova nga Metropol në një fshat” flet për TS kryetari i Ferizajit Agim Aliu (VIDEO)
Ferizaji sot është shembull se si një qytet mund të transformohet rrënjësisht përmes vizionit, punës dhe përkushtimit institucional. Aty ku dikur ishte një qytet i zakonshëm, sot kemi rrugë moderne, nënkalime funksionale, shkolla të rinovuara, fusha sportive dhe një stacion autobusi bashkëkohor. Ferizaji sot i ngjan një qyteti perëndimor, ndërsa Tetova, dikur zemra e zhvillimit urban në rajon, po përballet me stagnim dhe bllokim total.
Çfarë ndodhi në Ferizaj? Si u bë ky ndryshim?
Nënkalimet – Janë ndërtuar disa nënkalime për vetura dhe këmbësorë, që kanë zgjidhur trafikun dhe kanë rritur sigurinë. Nënkalimi pranë stacionit të policisë është cilësuar si më i madhi në historinë e Kosovës.
Rrugët dhe infrastruktura – Rrugë të reja me katër korsi, trotuare të gjera, ndriçim modern dhe asfaltim edhe në lagjet dhe fshatrat periferikë. Rrjeti rrugor i qytetit është zgjeruar dhe përmirësuar ndjeshëm.
Shkollat dhe institucionet arsimore, Fushat e sportit dhe hapësirat publike – Stadium i ri, fusha të sportit në lagje, palestra, terrene për rekreacion, por edhe hapësira kulturore që e bëjnë qytetin më të gjallë.
Stacioni i autobusëve – Ndërtimi i një stacioni të ri ka përmirësuar ndjeshëm qarkullimin ndërurban dhe ka ofruar kushte më të mira për udhëtarët.
Si jepet leja të ndërtimit në Ferizaj? A ka ryshfet apo korrupsion? Për sa kohë jepet një leje ndërtimi për biznesmenet?
Në fund, pyetja që ngrihet është: Pse po funksionon Ferizaji dhe pse po dështon Tetova?
Për këto çështje, mund të dëgjoni më shumë nga vetë kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, në intervistën e tij për portalin TetovaSot dhe TS.