Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë zbuluar dhe penguar një përpjekje për kontrabandim të 4,577 ilaçeve të pasigurta, përcjell TV21. Nga Doganat thonë se është ngritur padi penale ndaj shtetasit të Kosovës dhe janë sekuestruar ilaçet.
“Të fshehura në hapësirën e bagazhit të një automjeti të marrë me qira. Kundër një personi, shtetas i Kosovës, Departamenti i Hetimeve pranë Sektorit për Kontroll dhe Hetime ka ngritur padi penale për veprën penale të “kontrabandimit”. Bëhet fjalë për analgjetikë, anestetikë dhe solucione anti-alergjike në fiola qelqi, të cilat ishin “refuz”, pa paketimin origjinal dhe pa leje dhe certifikata të duhura nga institucionet përkatëse. Për të shmangur kontrollin doganor, personi i ka vendosur ilaçet në radhë dhe i ka fshehur mes jastëkëve për qafë të pasagjerëve, të vendosura në tre kuti kartoni”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganës.